Teksa Rusia vazhdon sulmin e saj ndaj Ukrainës, OKB-ja vlerëson se më shumë se një milion ukrainas janë larguar nga vendi për një territor më të sigurt. Më shumë se gjysma e tyre janë dyndur në Poloni, fqinji që po përballon fluksin më të madh të refugjatëve. Në pikën kufitare polako-ukrainas është krijuar një radhë e madhe e qytetarëve ukrainas që po i drejtohen Poloninë.

Ndërkohë, që shumë qytetarë janë në pritje të strehimit nga ana e autoriteteve polake, pasi radha është shumë e madhe. Ndërkohë, në një magazinë e cila ishte kthyer në një vend pritjeje është njoftuar se njerëzit nuk do të qëndrojnë aty për shumë kohë.  

Në pikën kufitare qëndrojnë edhe shumë vullnetarë polakë që iu ofrojnë ndihmë qytetarëve ukrainas.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb