Transferimi te Manchester United gjatë merkatos së janarit ishte një ëndërr e bërë realitet. Por Odion Ighalo nuk po arrin ta jetojë atë siç do të dëshironte. Madje bashkimi me “Djajtë e Kuq” është kthyer në një ferr të vërtetë për sulmuesin nigerian. Që nga dita e prezantimit ai nuk është stërvitur asnjëherë me skuadrën. Madje, as që lejohet të takohet me shokët e ekipit të ri.

073719743 3fc56ee3 6931 42b1 Bc08 3aca3a9d5e34
073719743 3fc56ee3 6931 42b1 Bc08 3aca3a9d5e34

Shkak është frika për “Coronavirus”. Ighalo kaloi te Manchester United në formë huazimi nga skuadra kineze Shanghai Shenhua dhe sipas mediave angleze në fillim ai duhet të karantinën 2-javore sipas protokollit mjekësor. Periudha e izolimit përfundon në fundjavë, ndërsa gjatë kësaj kohe Ighalo nuk ka arritur të bashkohet me skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer, por stërvitet I vetëm dhe larg kompleksit të Manchester United.

Eqkjdf3wkaep Kg
Eqkjdf3wkaep Kg

Klubi anglez duket se e ka marrë seriozisht rrezikun nga virusi vdekjeprurës dhe për këtë ka vendosur të ndryshojë edhe hotelin gjatë grumbullimit të shkurtër në Marbella të Spanjës. Manchester United anuloi qëndrimin në hotelin luksoz, ku një javë më parë ishte akomoduar skuadra kineze e Dalian Yifang që drejtohet nga Rafael Benitez.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb