Mos guxoj më askush të pyes Jurgen Klopp për Coronoavirus, aq më tepër kur pyetja vjen pas një periudhe negative ku në 4 ndeshjet e fundit ka pësuar 3 humbje. Coronavirus është kthyer në temën e ditës edhe në botën e futbollit, ndikim i këtij virusi është aq i madhe se po rrezikon gjithçka por Klopp nuk ka ndërmend të futet në një diskutim të tillë:

Klopp
Klopp

“Nuk toleroj që për një argument kaq serioz të më pyesni mua. Jam thjesht një person me një kapele dhe me një mjekër të prerë keq, i shqetësuar po aq sa dhe ju”. Kjo përgjigje e Klopp po bën xhiron në rrjetet sociale, fundja më të drejtë, pasi kjo është një temë shumë e prekshme dhe jo të gjithë mund të japin një mendim, Klopp as që guxon ta bëj diçka të tillë: “Nuk mund ta mendoj që për një temë të tillë të kërkohet një opinion nga një trajner futbolli. Kush në të vërtetë është i informuar mund të na thotë çfarë duhet të bëjmë dhe çfarë jo, por jo një trajner futbolli. Pse më pyesni mua për politike apo për Coronavirus?”.

coronavirus
coronavirus

Jurgen Klopp u shfaq përpara mediave shumë i shqetësuar duke insistuar se nuk është personi i duhur për të folur: “Nuk kanë aspak rëndësi mendimet e personave të famshëm, duhen thënë gjërat ashtu siç janë, un jam po aq i frikësuar sa ju, mbase më pak, nuk e di. Dua vetëm që të gjithë të jenë të sigurt dhe uroj më të mirën për të gjithë”, u shpreh trajneri i Liverpool.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb