Firma me Man.United i ka rikthyer buzëqeshjen Edison Cavani por muajt e fundit kanë qenë një makth për sulmuesin uruguaian. Në një intervistë për mediat argjentinase, Cavani ka zbuluar se gjatë kësaj periudhe kishte menduar të hiqte dorë nga futbolli:

Cavani
Cavani

“Kam qenë i infektuar me Covid-19 dhe kam mëndur të heq dorë nga futbolli. Pasi u rikthyem nga pushimet në Spanjë, unë dhe vajza ime iu nënshtruam testit i cili rezultoi negativ, më pas e ribëmë sërish pasi vajza shfaqi disa simptoma dhe testi i dytë rezultoi pozitiv. E vërteta është se u frikësuam shumë por falë zotit tani jemi mirë. Përveç futbollit, ishte shumë e rëndësishme shëndeti i familjes. Mendova të heq dorë nga futbolli për të pritur deri sa kjo gjë të përfundonte. E gjithë kjo që po ndodh në botë të bën të ndihesh keq dhe të jesh i pasigurt pasi askush nuk e di ti jap zgjidhje”, u shpreh Cavani.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: