Frika e COVID 19 mbërrin edhe në Kadastrën e Durrësit.

Gazetarja e News 24, Klodjana Haxhiaj bën me dije për “BalkanWeb” se familjarët e një punonjëseje të Kadastrës kanë rezultuar pozitivë.

Pas këtij rasti punonjësja është vetëkarantinuar në pritje të rezultatit të tamponit, ndërkohë që frika te stafi i saj i ngushtë është e madhe.

Raportohet po ashtu se në kadastrën e Durrësit ka nisur sot në mëngjes dezinfektimi i të gjitha ambienteve, ndërsa pritet që të merren tampone punonjësve të tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb