Kishim dëgjuar histori plot gjatë këtyre javëve të pandemisë, por kjo i ka kaluar kufinjtë e imagjinatës. Adolfo Sormani dhe stafi i tij italian nuk janë paraqitur në stadium duke braktisur skuadrën përpara derbit me Tiranës.

Një sjellje e turpshme e ndikuar nga frika e infektimit. As ditën e djeshme Sormani nuk kishte preferuar të kryente stërvitje pa marrë përgjigjen e testeve, ku 5 lojtarë të kryeqytetasve rezultuan të infektuar.

Me gjestin e kryer sot, Sormani ka firmosur largimin e tij nga të kuqtë!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: