Zbardhet dëshmia e Selami Simsek pranë zyrtarëve të Policisë se Shtetit, ku argumentoi kërkesën për azil politik në Shqipëri.

“Jam me arsim 8 klasë. Nuk jam gylenist dhe asnjëherë nuk kam qenë pjesë e asnjë partie politike. Xhaxhai im ka qenë gylenist dhe aktualisht po gjykohet në Turqi. Prandaj kam frikë të kthehem në vendin tim se mos përndiqem për shkak të tij”, – ka thënë Simsek.

Shtetasi turk që fitoi lirinë në Apel për akuzën e falsifikimit të vizave është përballur me një peripeci tjetër. Menjëherë pas daljes nga paraburgimi ai u shoqërua në Laprakë në Drejtorinë e Migracionit dhe Kufirit, ku pariqiti kërkesën për azil politik, menjëherë aty u njoftua se Simsek do të transferojë në qendrën e azil kërkuesve në Babrru.

News24 ndoqi nga afër rastin e Simsek. Ai u transportua me një furgon të bardhë deri në qendrë të Babrrusë, ku e priste babai i tij, i cili kishte ardhur enkas nga Turqia dhe ndodhej në praninë e një përkthyesi. Kur furgoni mbërriti te Qendra e Azil kërkuesve në Babrru u kthye pas pa dhënë asnjë shpejgim dhe për disa orë, familjarët por edhe avokati i tij nuk pati asnjë lidhje dhe asnjë kontakt me Selami Simsek.

Drejtoria e kufirit dhe emigracionit ka pohuar per News24 se Selmai Simsek është transferuar në qendrën e Kareçit në Vorë. Mbetet për t’u parë vendimi që do të merret nga autoritetet shqiptare, nëse atij do t’i pranohet kërkesa për azil, apo do ketë fatin e mikut te tij, Harun Çelik, i cili sapo kapërceu pragun e 312 u dëbua drejt Turqisë, pa i dhënë mundësi për apelim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb