Pushuesit në plazhin e Kankunit, kanë shijuar rërën e nxehtë dhe ujin e freskët në praninë e Gardës Kombëtare, e cila qëndronte aty në gatishmëri nëse ndodhte ndonjë sulm nga kartelet. Kjo ka ndodhur pasi pak ditë më parë, anëtarë të karteleve dhunuan dy turistë, duke i marrë kështu jetën.

Një batalion prej rreth 1,500 ushtarësh u mobilizua të mërkurën në qytetet turistike të shtetit Quintana Roo si Isla Mujeres, Solidaridad, Puerto Morelos dhe Tulum dhe filloi të patrullojë plazhet dhe rrugët të enjten. Fotot i shfaqin ushtarët e armatosur dhe në gatishmëri për të reaguar në cdo rast.

Batalioni i Sigurisë Turistike i Gardës Kombëtare u prezantua nga presidenti meksikan Andres Manuel Lopez Obrador më 17 nëntor pas të shtënave që dëmtuan imazhin e rajonit, duke përfshirë vrasjen e dy turisteve – njëra prej të cilave jetonte në San Jose, Kaliforni.

Një ekip prej 15 vrasësish me pagesë vranë dy tregtarë rivalë droge në një plazh pranë Hyatt Ziva Riviera Cancun në Puerto Morelos më 4 nëntor. Sulmi në mes të ditës i detyroi turistët dhe punëtorët të kërkonin strehim në hotel përpara se banda e armatosur të arratisej me varka.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: