Shtetet e Bashkuara dhe India po bashkojnë forcat e tyre në fushën e mbrojtjes dhe teknologjisë, si një kundërpërgjigje ndaj kërcënimeve të Kinës.

Ky bashkëpunim vjen dy ditë nga takimi që zhvilloi Ushingtoni me New Dehli, në lidhje me koordinimin operacional në Indo-Paqësorin.

Risi në këtë bashkëpunim do të jetë zhvillimi i motorëve të avionëve dhe teknologjisë së municioneve ushtarake, sipas deklaratës së Shtëpisë së Bardhë. Në mënyrë të veçantë,  qeveria amerikane do të kërkonte të përshpejtonte një rishikim të një aplikacioni nga prodhuesi amerikan General Electric për të ndërtuar motorë avionësh në Indi për përdorim në avionët indigjenë indianë.

Operacionalisht, ushtritë amerikane dhe indiane do të kërkojnë të ndërtojnë sigurinë detare dhe aftësitë e inteligjencës, vëzhgimit dhe zbulimit.

Zëvendës Sekretarja e Mbrojtjes e SHBA-së, Kathleen Hicks, i tha Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Indisë, Ajit Doval se “ndërtimi i aleancave dhe partneriteteve janë një përparësi kryesore” për Pentagonin, në atë që ajo tha se ishte “mjedisi strategjik gjithnjë e më i kontestuar i rajonit”.

Ndërsa SHBA-ja e ka parë Kinën duke ndërtuar forcat e saj ushtarake në zonat afër Tajvanit dhe aleatit kryesor të SHBA-së, Japonisë, forcat e Indisë janë përleshur me trupat kineze përgjatë Linjës së Kontrollit Aktual, kufiri i keqpërcaktuar midis dy kombeve lart në Himalaje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb