Holanda do të dërgojë tetë avionë luftarakë të tipit F-35 në Poloni në fund të këtij muaji, sipas deklaratës së Ministrisë së Mbrojtjes, ditën e sotme.

“Në shkurt dhe mars, katër avionë luftarakë do të jenë në dispozicion për ruajtjen e hapësirës ajrore të NATO-s mbi Evropën Lindore, të ashtuquajturat Ajrore Policing. Katër F-35-at e tjerë po marrin pjesë në një program trajnimi me aleatët, të ashtuquajturat aktivitete Vigjilence. Këto trajnime rrisin gatishmërinë e NATO-s në krahun lindor dhe nxisin bashkëpunimin ndërmjet vendeve të ndryshme të NATO-s”, deklaroi Ministria Holandeze e Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes ka argumentuar se avionët luftarakë janë super të shpejtë dhe të saktë.

“Dy F-35 ruajnë hapësirën ajrore të NATO-s, dy të tjerët janë rezervë”, thuhet në deklaratë.

Polonia është anëtare e NATO-s dhe ndan një kufi me Rusinë, pra këto janë një ndihmë dhe siguri për Varshavën.

Holanda po ashtu ka kontribuar në luftën që po ndodh në Ukrainë, duke e ndihmuar atë me mjete luftarake.

Po ashtu, kryeministri holandez Mark Rutte ka njoftuar se ka plan të bashkohet me SHBA-në dhe Gjermaninë në dërgimin e një sistemi të mbrojtjes raketore Patriot në Kiev.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: