Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka njoftuar sot se është vetëizoluar, pasi bashkëshortja e tij, Sophie Gregoire Trudeau, ka shfaqur simptoma të dyshimta dhe po testohet për COVID-19.

Vetë kryeministri nuk paraqet shqetësime, por çdo aktivitet që parashikon praninë e tij fizike është anuluar ose shtyrë.

Sophie Trudeau paraqiti problemet e para pasi u kthye nga një udhëtim në Britaninë e Madhe, ku ndodhej për arsye të agjendës së saj si zonja e parë e vendit amerikano-verior.

Kryeministri Trudeau deklaroi gjithsesi se është aktiv dhe po merr pjesë online në të gjitha mbledhjet, edhe në atë kushtuar pikërisht koronavirusit, që deri më tani ende nuk ka prekur masivisht vendin e tij, me 103 raste dhe një viktimë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb