Maqedonia e Veriut, pas suksesit të paparashikuar kundër Italisë, është kthyer në qendër të vëmendjes. Është e vështirë të mendosh nëse në kapin portugez janë të lumtur apo jo, që do të jetë pikërisht Maqedonia e Veriut rivali i tyre në finalen e playoff.

Në lidhje me këtë temë u pyet edhe trajneri i Portugalisë, Fernando Santos, pas fitores 3-1 që ekipi i tij arriti kundër Turqisë: “Maqedonia apo Italia, kë preferoja? E kam thënë gjithnjë, në këtë pikë nuk kishte rëndësi. Finalet janë gjithnjë të ndërlikuara, për ne e rëndësishme ishte të fitonim kundër Turqisë.

Tani do të mendojmë për Maqedoninë e Veriut, por nëse ata arritën të mundin Italinë do të thotë se do të jetë një ndeshje e vështirë”, u shpreh Santos.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb