Nuk ka paqe për “San Siron”. Pavarësisht garancive të ditëve të fundit, lëkundjet e unazës së tretë vazhdojnë të shqetësojnë dhe kështu ka nisur marrja e masave në prag të ndeshjes Inter-Juventus. Sipas, asaj që shkruan “La Stampa”, për këtë arsye është bllokuar shitja e biletave në sektorin mik dhe tifozët bardhezinj do të jenë të detyruar të zhvendosen në dy sektorë të tjerë të stadiumit milanez.
Tifozët e Juventusit do të ulen në sektorin pranë kullës në zonën e kuqe dhe në kullën tjetër në zonën portokalli. Në treg janë hedhur 2500 bileta më pak sesa numri i zakonshëm, për të minimizuar rrezikun.
(Balkanweb)