Presidenti Meta ka ngritur sot akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama që datojnë prej periudhës, kur ky i fundit drejtonte Ministrinë e Kulturës.

PJESË NGA INTERVISTA NË OPINION

Gazetari: Sa paguhet për Reformën në Drejtësi, gjysmë miliardë euro?

Presidenti Meta: Pyesniata të Delegacionit të BE-së… Që atë reformë ta bëjmë tamam, në mënyrë që edhe vendit tonë kjo t’i shërbejë, por edhe integrimit europian të Shqipërisë t’i shërbejë.

Gazetari: A keni frikënga kjo reformë zoti President, personalisht? Ka pasur fjalë që SPAK-u e të tjerë do hetojnë zyrtarë të lartë, ku përmendet dhe emri juaj?

Presidenti Meta: Zero, zero dhe më mirë nga të gjithë këtë gjë e di Edi Rama. Sepse unë në raport me ligjin jam njeriu dhe politikani më i kujdesshëm në Shqipëri. Sepse dua gjithmonë të ruaj pavarësinë time dhe integritetin tim. Këtë e dinë të gjithë, pyet edhe zotin Rama, pyet edhe zotin Angjeli edhe zotin Demeti, të gjithë që kanë qenë ministra me mua.

Nuk ka kaluar kur ka qenë Ilir Meta kryeministër, nuk kalonte një vendim qeverie pa patur konsensus nga të gjithë ministrat. Dhe të vetmet çështje që kanë patur debate më të forta dhe për të cilat janë shtyrë 4 apo 5 herë mbledhjet e qeverisë derisa të bëheshin letrat në rregull kanë qenë çështjet që vinin nga Ministria e Kulturës, që nga çështja e fasadave, se janë aty procesverbalet, e kam edhe unë një kopje të tyre, ngaqë zotëria në fjalë nuk bënte dot letrat në rregull dhe nuk pranonte Ministri i Financave, nuk pranonte Ministri i Punëve Publike, zoti Demeti dhe shumë të tjerë që të miratonin letra, që nuk ishin në rregull dhe në përputhje me ligjin dhe rregullat financiare të shtetit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb