ITALI-Të tjera probleme fizike për Al Banon. Në mbrëmjen e 19 marsin, pas një performance në publik, në Porto Sant’Elpidio, në Marche, këngëtari i njohur italian ka pasur një problem shëndetësor.

Një bashkëpunëtori i tij e ka shoqëruar deri në Bari, ku është shtruar në spital. Edhe përpara festivalit të Sanremos, në dhjetor, këngëtari i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, për shkak të një ataku kardiak.

Sipas disa burimeve nga spitali bëhet fjalë për një ishemi kalimtare. Pas pak në spital Al Banon e ka vizituar shoqja e tij në Loredana Lecciso.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: