Frikë për Angel Di Maria. Disa hajdutë  tentuan të hynin në vilën e sulmuesit argjentinas në Torino për ta grabitur,  aksioni i ndërmarrë prej tyre rezultoi i pasuksesshëm.

Policia ka arrestuar një person, i cili tashmë është dërguar në stacionin përkatës. Në momentin e ngjarjes, Di Maria ndodhej në shtëpinë e tij, së bashku me shokun e skuadrës, Vlahovic.

Për ndërhyrjen në kohë të policisë, vendimtar ka qenë njoftimi i sigurisë private të lojtarit.Situata është mjaft shqetësuese në Itali, sidomos pas muajve të fundit, pasi raste të tilla po hasen shpesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: