Ditë “JO” për Felipe Melon. Mesfushori 39 vjeçar i Fluminenses po udhëtonte me makinë me familjen e tij në drejtim të Rio Di Janieros, teksa u sulmua nga disa grabitës.

Sipas asaj që shkruajnë medie të ndryshme, hajdutët urdhëruan pasagjerët dhe shoferin që të zbrisnin nga makina. Më pas, ata ia dolën që të merrnin të gjitha gjërat me vlerë.

Ish futbollisti i Interit dhe Juventusit ka denoncuar rastin. Policia po merret me hetimin e ngjarjes dhe shumë shpejt priten të reja.

 

I8
I8

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: