Falë një talenti të pastër si Dejvi Bregu autor i një goli për katalog, Teuta shijon për herë të parë kreun e klasifikimit. Ekipi i Edi Martinit thyen minimalisht 1-0 Laçin në një ndeshje të dominuar në çdo aspekt. Kurbinasit bien sërish, dy humbje radhazi kanë bërë që bardhezinjtë të humbasin terren me rivalët, rrëshqasin në vendin e tretë në kuotën e 44-të pikëve, dy më pak se Teuta. Në “Niko Dovana” u zhvilluan një 90-minutësh i bukur për tu parë, dy ekipet, mbi të gjitha Teuta dhuruan një futboll ofensiv. Protagonisti kryesorë i këtij takimi ishte talenti vlonjat, në të mirë dhe në të keq, iu afruan golit në disa momente, reklamoi dhe penallti por shpërdoroi dhe një rast të pabesueshëm në minutën e 35-të ku i pa shqetësuar në zonë nuk arriti të dërgoj topin në kuadrat. Ekipi i Shpëtim Duros bëri shumë pak për më marrë më shumë nga kjo transfertë, vetëm një rast të pastër me Mazrekaj. Më në fund, pas disa përpjekjeve, Teuta arriti të gjej golin e avantazhit në minutën e 75-të me një veprim fantastik nga ana e Dejvi Bregu. Rezultati mbeti i pandryshuar me Teutën që ngjitet në krye falë dhe barazimit pa gola në ndeshjen tjetër direkte të javës së 26-të.

Në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Partizani ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola. Ky “X” nuk kënaq askënd, aq më tepër të kuqtë e Ilir Dajës që ishin më kërkues, mbi të gjitha në pjesën e parë ku iu afruan golit të avantazhit në disa momente. Zogoviç ishte heroi për Vllzninë, një ndeshje në një nivel të lartë duke mbajtur shkodranët në lojë. Në pjesën e dytë ekipi i Brdaric zbriti më shpesh në zonën e Alban Hoxhës por ma mundur të gjejnë golin e shumë dëshiruar. Në fund askush nuk feston, ky barazim i rri ngushtë të dy ekipeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb