Frikë për Toto Cutugno. Këngëtari është ndjerë keq në qytetin e Seraigne, në Belgjike, ku duhet të merrte pjesë në një koncert bamirësie.
Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari për kulturën Eric Vanbrant, duke shpjeguar që Cutugno është shtruar në spitalin e Liegi.
’Kushtet e tij shëndetësore janë të qëndrueshme’, ka siguruar këshilltari për shtypin lokal. Eventi është anuluar.

‘Do të doja të qetësoja të gjithë për gjendjen time shëndetësore. Ndryshimet e temperaturës së këtyre ditëve kanë shkaktuar një debulese momentale duke më detyruar të mos performoj në Belgjikë’, ka shpjeguar Cotugno, duke siguruar mediat dhe fansat e tij që është mirë. Stafi i artistit ka saktësuar që nuk bëhet fjalë për një problem kardiak, ndryshe nga ajo që raportuan mediat lokale.

’Tani jam mirë dhe këtu në spital më bëjnë të ndjehem si në shtëpi’. Pas disa ditësh do të dal nga spitali dhe do rinis turneun tim ndërkombëtar’. Cotugno ishte i ftuar nderi dhe duhet të këndonte në shesh për tre netët e Festivalit të këngës italiane. Një event bamirësie i organizuar nga qendra italiane e qytetit.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb