Lajme të mira për Milanin në prag të rikthimit në fushë pas eliminatoreve të Botërorit. Të gjithë futbollistët kuqezi janë kthyer në formë pas impenjimit me kombëtaret e tyre dhe janë gati për sfidën e së shtunës në mesditë kundër Sampdorias.

168005469 10157886912936937 2769346166889597139 N
168005469 10157886912936937 2769346166889597139 N

Pas gati dy javësh, Pioli mundi të stërvisë thuajse të plotë skuadrën, pasi sipas programit janë bashkuar Ibrahimovic, Calhanoglu, apo edhe Kessi që luajti në eliminatoret e Kupës së Afrikës. Ndërkohë edhe Donnarumma mund të përgatitet nga dita e sotme me ekipin, pasi rezultoi negativ në testin molekular. Portieri mbajti në ankth kuqezinjtë, pasi rasteve të shumta pozitive në kombëtaren italiane.

167415708 10157886912846937 994253986085411485 N
167415708 10157886912846937 994253986085411485 N

Lajme të mira për Milanin vijnë edhe nga infermieria. Rebic ka kaluar plotësisht problemet fizike dhe do të jetë në fushë nga minuta e parë në ndeshjen kundër Sampdorias. Po ashtu, afër rikthimit të gatshëm janë Leao dhe Mandzukic, ndërsa për shërbimet e Romagnoli dhe Calabria, trajnerit Pioli duhet të presë edhe pak javë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb