Mjeku pneumolog Gani Oruçaj, i cili punon në një spital në Gjermani deklaroi se këto ditë janë të vështira për të gjithë, ndërsa ai që duhet, është solidariteti, ndërkohë që nuk e fshehu frikën që ndjen se mund të infektohet vetë dhe më pas familjen.

Në një lidhje Skype për ‘News24’ mjeku Oruçaj pohoi se aktualisht qeveria ka marrë disa masa për të frenuar përhapjen e COVID-19, ndërkohë që rëndësi e madhe po i kushtohet forcimit të armatës së pajisjeve në spitale.

Ai theksoi se shkalla e infektivit dhe vdekjeve që po ndodhin në Itali, nuk koincidojnë me ato të shteteve të tjera. Mes të tjerash mjeku pneumolog tha se mes të tjerash qeveria gjermane ka hartuar dhe planin financiar, pra një mbulesë financiare për ata që janë të detyrua që të rrinë në shtëpi, si pasojë e marrjes së masave dhe pezullimit të disa shërbimeve. Po ashtu mjeku tha se kthimi në normalitet do të kërkojë pak kohë.

“Janë marrë disa masa në gjerman. Shoqëtrim maksimal vetëm me dy person. Distancomi social në supërmarkete, dhe kudo. Ka dhe informacione të mëdha për sensibilizim nga strukturat shëndetësore. Po ashtu janë ndaluar dhe vizitat tek të moshuarit. Këtu në Gjermani i kushtohet rëndësi masave të tjera të ministrisë së Shëndetësisë, ndaj nuk mbyllen të gjitha aktivitetet. Këtu i kushtohet rëndësi shumë e madhe testimeve dhe parandalimin e përhapjes. Këto ditë presim të marrim pacientë nga Italia. Shkalla e infeksionit në Itali me numrin e të vdekurve, nuk koincidon me statistikat e vendeve të tjera. Qeveria gjermane ka investuar tek ata që janë të larguar nga puna. Ka mbulesë financiare për këtë. Ka plane shtesë për të mbuluar gjendjen e emergjencës, për të mbuluar me respiratorë dhe personel mjekësor. Ka rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë kujdes intensiv. Është një punë e vështirë, por kujdesi ndaj pacientë është i madh. Frika është se mund të infektohem vetë, dhe më pas ta transmetojë tek familja. Kjo është një ndjenjë e vështirë. Por motivuese është se sheh që ndihmon pacientët. Kthimi në normalitet nuk do të jetë pak i vështirë dhe i ngadaltë. Fakti që mjekët shqiptar iu bashkuan forcave të mjekëve në Itali është një shenjë e madhe solidariteti. Solidariteti është ai që na duhet në këtë kohë.”, pohoi ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: