Radia Nainggolan, futbollisti i blerë nga Interi në këtë merkato vere, ka bërë një aksident me makinën e tij Ferrari GtC 4 Lusso.

Mëngjesin e sotëm mesfushori po kthehej nga Roma në Milano, aty ku të hënën do të nisë përgatitjet për sezonin e ri me zikaltërit. Katër kilometra pas Arezzo-s, belgu ka shpuar një gomë dhe është përplasur me murin rrethues të autostradës, duke shkatërruar pjesën e pasme dhe një nga anët e makinës.

Fatmirësisht sipas mediave italiane vetë futbollisti nuk ka pësuar asnjë lëndim, duke lehtësuar frikën që ekzistonte te Inter dhe çdo i njohur i futbollistit.

Për aksidentin Nainggolan ka thirrur menjëherë policinë rrugore. Mesfushori është shoqëruar në Prato, ku koncesionari i Ferrari-t i ka dhënë një makinë zëvendësuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb