Manchester City nuk ka kursyer asgjë nga repertori sot në javën e 8 të “Premier League”. Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola ka mundur frikshëm me rezultatin 7-2 Stoke City-n në “Etihad Stadium”.

Takimi u zhbllokua në minutën e 17-të nga Grabiel Jesus, ndërsa më pas Sterling dhe Silva do t’i dërgonin përkohësisht në 3-0 shifrat. “Citiziens” si duket u ‘inatosën’ me shkurtimin e diferencës së skuadrës mike që në harkun kohor të 4 minutave dërguan shifrat në 3-2.

Këtu u mbyll sfida për Crystal Palace pasi me radhë, Gabriel Jesus, Fernandinho, Sane dhe Bernando Silva stampuan rezultatin përfundimtar të takimit.

City rikthehet në krye të “Premier League” pasi e humbi atë për dy orë teksa United barazoi 0-0 me Liverpul. Qytetarët janë të parët me 22 pikë, 2 më shumë se “djajtë e kuq”.
1507991168023_lc_galleryImage_Chelsea_s_French_midfield
Në sfidën tjetër të orës 16:00 Chelsea ka bërë një hap në transfertë fals kundër Crystal Palace. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte është mundur me rezultatin 2-1 duke thelluar diferencën me kreun e renditjes.

Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 11-të me autogol të spanjollit Azpilicueta, ndërsa Chelsea pas vetëm 7-të minutash do të bënte që gjithçka të nisë nga fillimi pas golit të Bakayoko. Takimi do të vulosej në minutën e 45-të nga një gol i Zaha që u dhuroi 3 pikët vendasve.

Pas 8 takimesh në “Premier League” Chelsea renditet në vendin e 4-rt me 13-të pikë, 9 më pak City kryesues.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb