Pas kërcënimeve të Erdogan drejtuar BE, Agjencia e Ruajtjes së kufijve Evropian, Frontex do të dërgojë zyrtarë për të vëzhguar kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta gjermane Der Spigel, e cila citon presidentin turk i cili deklaroi pak javë më parë: “Nëse vazhdoni kështu, do të hapim kufijtë”.

Kjo do të jetë hera e parë që prej nisjes së krizës së refugjatëve që forcat e Frontex do të kryejnë këtë funksion. Sipas gazetës do të dërgohen rreth 60 punonjës nga muaji janar ose shkurt.

Megjithëse Frontex nuk e ka pohuar zyrtarisht këtë mision, revista gjermane, që i referohet një dokumenti të brendshëm policor, thekson se forcat e Frontex mund të vendosen edhe në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Sipas zyrtarëve grek të sigurimit, ky hap është ndërmarrë nga Bashkimi Evropian si reagim ndaj shqetësimit në rritje se turqit mund të shkatërrojë kampet dhe të dërgojë mijëra emigrantë në Ballkan.

(m.k/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb