Numri i kalimeve të paligjshme kufitare të zbuluara në rrugët kryesore migratore në Europë u ul me 85% në prill, i krahasuar me muajin e kaluar, njoftoi sot Frontex.

Kjo është shifra më e ulët që ka regjistruar kjo agjenci europiane e kontrollit kufitar, që nga fillimi i mbledhjeve të të dhënave në vitin 2009.

Sipas njoftimit për shtyp të Frontex-it, kjo ulje rekord është kryesisht për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri, por edhe të vonesave në transferimin e të dhënave nga autoritetet kombëtare.

Rënia më e madhe e numrit të kalimeve të paligjshme kufitare të zbuluara në Europë u regjistrua në prill, në rrugën migratore të Mesdheut Lindor.

Muajin e kaluar, janë regjistruar 40 përpjekje për kalime të paligjshme, 99% më pak se në mars.

Midis janarit dhe prillit,janë identifikuar më shumë se 11 200 kalime të paligjshme kufitare, një rënie prej 18% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: