DEVOLL

Policia Kufitare në bashkëpunim me Frontex kanë ndaluar mbrëmjen e së dielës 16 emigrantë të paligjshëm në Devoll.

Gazetarja e “BalkanWeb”, Lorena Kodra raporton se emigrantët e ndaluar janë me kombësi të ndryshme si irakiene, siriane, algjeriane dhe marokene.

Në mesin e të ndaluarve ka gra dhe fëmijë, të cilët u  kapën në afërsi të fshatit Trestenik. Burime nga policia kufitare bëjnë të ditur për “BalkanWeb”  se emigrantet po intervistohen aktualisht në pikën kufitare të  Kapshticës.

(n.m/BalkabWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb