Frontex do të nisë një ndërhyrje të menjëhershme kufitare nga toka dhe ajri në Greqi, javën e ardhshme, njoftoi zëdhënësja e agjencisë së BE, Ewa Moncure.

“Ne po planifikojmë të dërgojmë rreth 100 oficerë të shërbimit të urgjencës në rajonin kufitar të Evros që të mërkurën e ardhshme”, deklaroi Moncure.

“Në ishujt grekë, Frontex do të dërgojë kryesisht pajisje, anije ose helikopterë”, vazhdoi ajo.

Po sipas të njëjtit burim, ende nuk është e qartë se çfarë kontributi do të japin vendet e veçanta të BE-së, por të gjithë kanë premtuar se do të ndihmojnë.

Operacioni Frontex është planifikuar për dy muaj, por mund të zgjatet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb