TIRANË- Forumi Rinor i Partisë Demokratike dhe Lëvizja Rinore për Integrim kanë dalë sot bashkë në protestë për të kërkuar dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Të rinjtë kanë vendosur para Ministrisë së Brendshme thasë të zinj si të trafikantëve dhe tre foto të kryeministrit Edi Rama, ministrit Fatmir Xhafaj dhe ish-ministrit Saimir Tahiri. Ata kanë qëlluar me peshq dhe vezë godinën e ministrisë.

veze

33780013_436830490076126_7597225254548668416_n

“Ministri i Brendshëm, de facto nuk është më ministri i shqiptarëve por i një grupi kriminelësh. Kjo nuk është protestë vetëm e PD-së dhe LSI-së por e të rinjve të këtij vendi. Nuk duhet të largohet populli por Edi Rama”, u shprehën të rinjtë.

FRPD proteste (1)

FRPD proteste (3)

Të rinjtë e FRPD dhe LRI do të protestojnë tek Ministria e Brendshme duke kërkuar dorëheqjen e Xhafajt, pasi opozita pretendon se ai mbron vëllain e tij të dënuar për trafik droge.

FRPD proteste (2)

33807349_436830383409470_3759963986104156160_n

 

33865508_436830463409462_8827831666589302784_n

33775310_436830410076134_1761540008495284224_n

33767034_436830420076133_5083383657863839744_n

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb