TIRANE– Tre dëshmitarë Lumturi Velaj, Ermira Kurti, dhe Ardian Ukaj, kanë dhënë sot deklaratat e tyre në Gjykatë për çështjen ndaj ish-deputetit Mark Frroku, i cili akuzohet edhe për fshehje të pasurisë. Në seancën e kaluar, ata nuk mundën të jepnin dëshminë pasi Frroku tha se nuk dëgjonte deklaratat e tyre për shkak të kafazit të xhamtë.

Dy gratë, njëra financiere dhe tjetra arkëtare e shoqërisë së basteve që ka pasur në pronësi Mark Frroku, kanë dëshmuar se shoqëria e tij ka qenë e rregullt me shtetin dhe ka paguar çdo taksë dhe detyrim financiar.

Nga aktekspertimi që ka bërë prokuroria për akuzën e pastrimit të parave, mësohet se nuk janë llogarit farë dy shoqëri në pronësi të Frrokut, që u përmendën sot në gjyq nga dy dëshmitaret.

Pas deklarimit të tyre ka reaguar vetë Frroku, duke u shprehur se pasuria e tij është vënë me punë të ndershme nga ai dhe familja e tij. “Prokuroria s’ka llogaritur rrogën time të deputetit, imagjino çfarë ka bërë me të tjerat. Unë i kam paguar shtetit 7 milionë USD taksa e tatime, këta diskutojnë 2 milion USD, po i kam, janë bërë me punë të ndershme, po deshën le t’i marrin”, tha ish-­deputeti, njëherazi ish-kreu i PKD.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: