Nga: ZONJA KATERINA

2 kokrra mollë, 2 banane, Fruta të tjera sipas dëshirës, 1-2 lugë gjalpë, 1-2 lugë miell, Kanellë

Qërojmë mollët nga lëkura, largojmë pjesën e farave dhe më pas i presim mollët në feta duke i vendosur në një tavë. Presim bananet në feta dhe i bashkojmë me mollët. I spërkasim frutat me pak lëng limoni dhe pak kanellë. Sipas dëshirës mund të shtojmë dhe pak fruta të thata. Në një tas të vogël vendosim pak miell dhe 1-2 lugë gjalpë. E përziejmë miellin dhe gjalpin me dorë dhe brumin e realizuar e thërrmojmë mbi frutat duke mbuluar të gjithë sipërfaqen e tyre. I vendosim frutat të piqen në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-25 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: