Ditën e sotme, Papa Françesku, është shfaqur në publik, i ulur në një karrocë me rrota e për rrjedhojë mesha nuk u mbajt prej tij, por nga Kardinali Re.

Predikimin e tij Papa Françesku e dha nga baza e tendës së Berninit, në altarin e rrëfimit duke thënë, se:

“Fryma e kësaj bote është e ngutshme, sepse ne fokusohemi vetëm në problemet dhe interesat tona, në nevojën për t’u dukur relevant, në mbrojtjen e fuqishme të përkatësisë sonë kombëtare dhe grupore”.

Nga ana tjetër, Ai është shprehur se Kisha nuk mund të qëndrojë e mbyllur në vetvete, por duhet “të shkojë përtej”. Fryma e Shenjtë “gjithmonë i mëson kishës nevojën jetike për të dalë, nevojën fiziologjike për të shpallur, për të mos qëndruar e mbyllur në vetvete, për të mos qenë një tufë që forcon rrethimin, por një kullotë e hapur që të gjithë të mund të ushqehen nga bukuria e Zotit, na mëson të jemi një shtëpi mikpritëse pa mure ndarëse”, shkruan Rai News.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: