Ministri i Brendshëm në detyrë, Sandër Lleshaj është ndalur tek disa komente që thuhen se ai i ka dhënë frymë ushtarake Policisë së Shtetit.

Përballë gazetarit Sokol Balla në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Lleshaj tha se kjo është një marrëzi që motërzohet me idiotësinë. Ndërsa iu kundërpërgjigj zërave skeptikë me një pyetje se çfarë do të ndodhte nëse në postin e ministrit të Brendshëm vinte një veteriner apo një doktor.

“Nëse ka një çështje për të cilën nuk gjen fjalë, është kjo akuzë e bërë nga disa persona, për të cilën nuk gjej asnjë definicion brenda etikës (Thënia që; ka futur frymën ushtarake në Policinë e Shtetit”. Më duket në kufijtë e marrëzisë si argument. Është marrëzi që motërzohet me idiotësinë. Pse?! Të thuhet se ministri paska bacgraund ushtarak dhe na kërcënoka, etj! Ushtarakët janë qytetarë të barabartë të këtij vendi. A kanë të drejtë ushtarakët të zgjidhen pasi të lënë uniformën, po! E kam bërë dy herë, pasi jam liruar dy herë. Ata kanë të drejtë të zgjidhen, ushtarakët, mund të bëhen dhe ministra, kryeministra, e presidente. Këta se militarizojnë qeverinë. Nëse vjen një veteriner në krye të Ministrisë së Brendshme çfarë natyre do i jap ministrisë së Brendshme?! Apo një doktor?! Do i trajtojë si pacientë, apo si viruse! Kushdo që të vijë në postin e ministrit të Brendshëm do të vijë nga një profesion i caktuar.”, pohoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb