Presidenti i vendit, Ilir Meta ka ndarë përmes Facebook-ut të tij një lajm të mirë për të gjithë ndjekësit. Duke sjellë shembullin pozitiv të mjekes gjinekologe nga Peqini, Burbuqe Ajazi, e cila ndonëse në moshë pensioni vijon të qëndrojë në detyrë dhe të shërbejë me përkushtim.

Meta tha se edhe mbrëmë ajo ka dalë në punë dhe ka asistuar në lindjen e një foshnje. Ai thotë se mjekja në fjalë dhe të tjerë si ajo janë shembull dhe frymëzim për brezat e rinj.

STATUSI I PLOTE
Mjekja gjinekologe, Burbuqe Ajazi, ndonëse prej vitesh e ka mbushur moshën e pensionit, vazhdon të shërbejë me shumë profesionalizëm, përkushtim dhe pasion në spitalin e Peqinit, duke u kthyer në shembull të jashtëzakonshëm frymëzimi për brezat e rinj të mjekëve dhe infermierëve.
Edhe pse në një periudhë të vështirë për të gjithë shëndetësinë shqiptare për shkak të situatës së pandemisë ?#COVID19, mjekja e nderuar dje në mbrëmje ka dalë në punë, dhe së bashku me stafin e mrekullueshëm të mjekëve të Peqinit, ka asistuar për lindjen e shëndetshme të një bebi? shumë të bukur! ?
Duke i uruar jetë të gjatë dhe shëndet foshnjës së sapolindur, ndaj me prindërit gëzimin për lindjen e djalit të tyre në këto momente shumë të lumtura e të veçanta për ta. ??
Në këtë situatë të vështirë të gjithë kemi nevojë për lajme kaq të mira! ❤
Mirënjohje dhe falenderim të thellë për mjeken e nderuar Burbuqe Ajazi! ?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb