Në familjen e Miriamit dhe Albanit dita e sotme është një festë e dyfishtë. Veçse festa e flamurit, kjo datë përkon edhe me ditëlindjen e Amelisë. Sot ajo feston ditëlindjen, ndërsa bën 5 vjeçe dhe nuk kish se si të mungonin urimet publik nga prindërit e saj.
Albani zgjodhi të uronte me dy fjali, duke shkruar: “Gëzuar dashuria e babit. Gëzuar Shqipëri.”

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërsa Miriami e quan princesha e mamit. “Gëzuar 5-vjetorin princesha e mamit. Ti je frymëzimi i shpirtit tim dhe bekimi më i madh që jeta më dhuroi bashkë me vëllain tënd. I lutem Zotit çdo ditë të gëzosh vetëm shëndet dhe lumturi në jetë,” –shkroi ajo, duke shtuar: “Jemi me fat që në këtë ditë të shënuar kemi një tjetër arsye të madhe për të festuar e gëzuar. Gëzuar Shqipëri! Uroj që viti i ardhshëm të na gjejë të gjithëve të sigurt e me shëndet mbi të gjitha.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: