Ish-deputetja e PD-së Grida Duma, i është bashkuar të rinjve të LRI në kampin veror në Jalë. Si e ftuar nderi në kampin veror nga radhët e PD-së, Grida Duma iu drejtua me një fjalë përshëndetëse të rinjve ndërsa u shpreh se për të dalë nga depresioni social, ne duhet të themi gjërat vërtet e për këtë, Duma solli në vëmendje në fjalim të presidentit Roosevelt drejtuar popullit amerikan.

“Për të dalë nga depresioni social, ne duhet të themi gjërat vërtet. Cfarë bëri Rusvelti, Amerika në depresion, iu drejtua popullit të vet në mënyrë të vërtetë, pa tabu pa komplekse. Kush ishte mënyra me të cilën iu drejtua? I tha thjesht dhe qartë: Bashkëkombasit e mi amerikanë, unë jam Presidenti juaj, sigurisht që në këto momente, shumë shtetas amerikan mund të jenë në radhë duke pritur tasin e supës në ndonjë mensë. Unë jam President i Amerikës, ndoshta unë kurrë në jetën time, sot jo e jo nuk do vuaj për një tas supë, por ju nuk e dini se si unë fle.

Më mirë akoma që unë nuk fle. Nuk më takon të vuaj për tasin e supës, sepse nuk mundet, por ajo që më takon që unë të vuaj është që ju nuk kuptoni se cfarëdo luge supë që unë ha, e kam acid në stomakun tim, në trupin tim pa gjumë, sepse është përgjegjësia ime ta nxjerr këtë popull nga depresioni sepse Amerika nuk e mertion. Është detyra juaj të merrni përgjegjësinë përsipër për të nxjerrë këtë vend nga depresioni social, pa asnjë kompleks, që jeni më të ndryshëm më të mirë dhe synoni të keni ambicie, pa asnjë kompleks.

  • foto galeri
  • foto galeri

Nuk ka rrugë, është e domosdoshme, të rinjtë duhet të jenë në pararojë, duhet të jenë imazhi, fytyra por jo thjesht tabela. Bëhuni gati sepse do të vi momenti që do të duhet të jeni në rresht të parë dhe duhet të jeni gati.Nuk ka rrugë tjetër.Të rinjtë në nivelin e parë jo si njerëz që mbajnë pankartat” u shpreh Duma në fjalën e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: