FUSHË-ARRËZ

Fshati Kryezi në Fushë-Arrëz prej 5 ditësh vuan mungesën e energjisë elektrike. Sipas banorëve, transformatori u dogj si pasojë e shkarkimeve atmosferike.

Gazetari Armir Mehaj raporton për BalkanWeb se pas 5 ditësh OSHEE solli transformator tjetër të ri, por edhe ai rezultoi i djegur.

Fshati Kryezi është më i madh në Bashkinë e Fushë Arrëzit, por banorët janë të shqetësuar prej problemit të mungesës së energjisë elektrike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb