Na ishte një herë një skenariste, dramaturge, regjisore e kompanisë më të madhe të kartonave Disney.

Linda Woolverton. Kjo grua e dashuruar pas botës sëvizatimit dhe përallës,na dhuroitë gjithëve, si fëmijë edhe të rritur,fantazi dhe aventura mbresëlënëse. Linda Woolverton është një skenariste, dramaturge dhe romanciere Amerikane. Veprat e saj më të spikatura janë bërë skenarë shumë të suksesshëm filmash të botës së Dizney. Gruaja 62 vjeçare Woolverton, pas shfaqjes së filmit të “ E bukura dhe bisha “, u nominua për foton më të mirë nga Akademia e çmimeve, duke u vlerësuar për atë çka i ka dhuruar publikut.

Ajo është një nga emrat simbol në qarqet e botës së artit të shkruar, bashkuar pazgjidhshmërisht me fantazinë dhe kartonat. Është e lidhur fort pas punës së saj dhe udhëtimeve, midis shumë produksioneve të dashur, solli në jetën krijuese vepra unike.Duke përmendur disa si : “Liza në botën e çudirave”,” Aladin”, “E bukura dhe bisha” “ Mbreti luan” (si bashkëskenariste) “Mulan, “Maleficent: Mistress of Evil” me aktoren Angelina Joli; suksese të cilën e katapultojnë në një nga emblemat e animimit Amerikan. Jo pa qëllim e nisa me Linda Woolverton.

Fantazia dhe përalla si pjesë e punës së saj, janë shumë pranë universit tonë primar, gjenezës; të qenurit njeri; Ne. Në një nga udhëtimet turistike në zemrër të vreshtave franceze, u has me fshatin më magjepsës që lapsi dhe mendja e hodhi. Qenë krahët e mishërimit të përallës dhe të filmit “E bukura dhe bisha”. Një qytet i rrethuar me mure të dyfishtë guri, një portë mikëpritëse hyrëse në dru, shula të hekurt, shatërvanë me pllaka guri dhe peshq të kuq në të; objekte dekorative me larmishmëri befasuese në gurë, tullë, hekur e dru.

Shtëpi vezulluese në stilin Tudor (mbiemri i një dinastie që mbretëroi në Angli në vitin 1485, zhvillim i stili Gotik) si për nga forma dhe nga larmia e ngjyrave; ndriçues në stil të antikë, ballkonë të larmishëm; Lule, lule, lule… kullë magjike në lartësi pushtuese për qytetin e vogël; portë ulëse në sitë druri ku fundon me shtiza tipike të kohës (si filmat me kalorës që kemi hasur në 1485–1603), së bashku me çikrikun që mundëson mbylljen përfundimtare. Pas saj, të pret Josepha, vajza e parkut mbi kalë, e rrethuar me murin e fundit mbyllës, Brenda të cilëve ruhen thesarët e shumtë.

Në hyrje të fshatit, prezantohesh me një kohë të pacaktuar, pasi mesjeta është gërshetuar në përsosmëri me ngrohtësinë e sitlit klasik. Rrugët e kalldrëmta të ftojnë të zbulosh misteret dhe të papërshkrueshmin realitet. Çdo gjë që i kapi syri autorës së Disneyt Linda Woolverton, është produkt i reaksionit gjatë përballjes me këtë plan.

Në filmin e animuar “ E bukura dhe Bisha” realizim i viti 1991, ndesh kudo plane jete të këtij fshati.Por nëse ti, ashtu si edhe unë që u gjenda në këtë kordinatë gjeografike, pavarësisht boshëtisë që solli Covid19 pas bllokimin e gjithkujt, do të jesh në kurthin e personazheve ilustrues të fantazisë tënde e cila flinte deri para këtij çasti.

Këtu çdo cep ka se me çfarë të të mahnisë. Çdo rrugicë ka shumë për të rrëfyer. Shtëpitë si kafaz të marin vëmëndjen e parë; Ngjyrat, drurin e stiluar bukur dhe të hasur kudo, dritaret e vogla dekoruar me perde tantellash, kukulla druri të shumë ngjyrëshe, hekuri i punuar në forma lulesh, bistakësh rrushi, kangjellash, pelikani, gjeli, vazosh në mbajtëse, çadrash, kthinash, karrikesh, tabakash; Shatërvanë, puse, kazanë,vitrina kapelebërësish dekoruar me dru, lule të thata, nusepashke, pata, rosa, fëmijë të veshur me kostumet tipike të zonës së bashku me fjongot e tantellta, përparsja e “të bukurës”, sy të qeshur, gjyshër të lumtur me gotën e verës në dorë, për t’i ururar të gjithë anëtarët e familjes, përfshirë këtu edhe qenin, macen, miun, gjelit.

E gjithë kjo përallë reale, është brenda këtij qytet-fshati të vogël, i cili mbyllet me kullën e njohur jo vetëm nga stili, por edhe për nga vlerat muzeale që mbart që prej mesjetës. Ishte pikërisht kjo tablo-magji që krijoi edhe ngacmimin e skenaristes dhe disenjueses së Disneyt Linda Woolverton, kur u përball me këtë krahinë rrethuar me vreshta.

Fshati francez që jua solla në vëmëndje quhet Riquewihr. Zona e banimit me 1200 banorë, ndodhet pranë Kolmarit e Strasburgut dhe i përket zonës më të famshme turistike të Alsace, në kufi me Gjermaninë dhe e përbërë prej qyteteve të tjerë Ribeauvillé, Hunawihr, Eguisheim e Kaysersberg.Riquewihr është i përqafuar me vreshta, ku familjet e pronarët kujdesen prej shekujsh për to; Është profesioni prej traditës sunduese, trashëguar rrigorozisht nga brezat. Verërat e rrushit dhe pijet spirituoze eau de vie të frutave Mirabelle (lloj kumbulle e verdhë), Griotte (vishnje e egër), dardhë, boronicë, ftua, lulshtrydhe, janë krenari jo vetëm Alcasiane, por botërore.

Shumë çmime botërore, kanë rrëmbyer prodhuesit e lidhur fort me punën nga kjo traditë. Është vendi ideal edhe për prindërit, duke i dhurar fëmijëve paqe, siguri dhe begati. Këndi i lojrave me personazhet e animuar nuk krahasohet me magjepsjen që kjo zonë të jep. Riquewihr është një realitet natyror, aspak i pikturuar, aspak i kopjuar, aspak i dëmtuar në embrion, kujtesë e trashëgimi; Sharmant dhe sfidues, ku çdo cep e ka një objekt surprizë. Druri, hekuri, guri, janë forca e punimeve të kudohasura. Çdo kanatë, dritare, kthinë, perde, parmak është si ka qenë shekuj më parë, duke u lartësuar në rrjedhën e viteve. Koha këtij oazi mesjetar i ka dhënë ndriçim dhe përjetësi.

Ekzistojnë vende në botë që duken sikur kanë dalë nga faqet e librave të përallave, por, kur ndodh që ta prekësh vetë si realitet, ai nuk largohet kurrë më.Mjaft ta kërkojmë.Ajrit të pastërtë zonës i bashkohet edhe aromaegatimeve tipike Alsaciane. Kudo mbizotëron puna e dorës; preken furka shekullore, karrike, stola, çesma, deri te fucitëe vjetëruara, karroca, pusete lashtë, kazanët e shtrigave përallore, çikrikët, zinxhirët për të vijuar mesimbolet e gjalla tëqytet: lejlekun, patat,lepujt.Në këtë zonëlejlekët jetojnë në paqe me banorët,madje banorët përkujdesohen sistematikisht që foletë të mirëmbahen gjatë stinëve. Në veçanti, ku nis pranvera dhe ata, të bekuar, nisin tëçiftohen e tërrisin të vegjëlite tyre. Lejlekët lëshojnë kra-kra-kra-në karakteristike nga përplasjet gazmore të sqepave në momentin e kthimit të njëritprej partnerëve, që ndalon të sjellë ushqim. Kokat e tyre anoheh para-prapanë këngën e kthimit në shtëpipranë njëri-tjetrit, duke na dhënë edhe neve kënaqësinë e vëzhgimit.

Objektet dekoruese janë trajtuar me mjeshtëri dhe të trashëguara.Zbukurimetme shumëfantazi dhe autenticitet ndodhen kudo dhe nuk janë të tepruara me prezencën e shumtë.Restorantet,hotelet, dyqanet, birraritë, të gjitha janë të adoptuara nëkëto shtëpi.Praktikohet edhe një karakteristikëGjermane e të servirurit të produkteve të tyre. “Winstub”janë dhomëza tëhapura për publikun, ku prodhuesit mund të shesin atëçka e konsiderojnë si pikën e fortë të prodhimit; është njëformëzbavitëse e restorantit tipik Alcasian. Ushqimet serviren në tavolina druri me mbulesat e njohuraprej ilustrimevetërevistavetëDisney-t, me katrorë e linja një-ngjyrëshe.

Sipër vendoset broka mbushur me verë, e cila fton tëulesh për tëprovuarushqimin vendas. Riquewihrështë qëndër historike, ku kryesisht popullohet prej turistëve të mahnitur nga ajo qëpërjetojnë; magjisë i shtohet jetë edhe në periudhën e Krishtlindjeve, prej dritave dhe zbukurimeveartizanale e të detajuara; Ëmbëlsirat e lloj-llojshme, tëçojnë nëPolin e Veriut, së bashku me Babagjyshin e elfët e tij; nuk mund të themi të kundërtën për magjinë e pranverës. Qyteti kujdeset që balancat tëmbeten perfekte si në shumllojshmërinë e luleveashtu edhenëardhjen e miqve punëtorë, si bletaapo insektet bashkëjetuese.Në larminë e luleve dominojnëtulipanët, zambakët, vjollcët, mullaga, begonja, apopemët haloret, rezistent ndaj diellit.

Kulla Dolder, simboli i qytetit ( 25m vitim1291).

Kulla e Dolder është shtëpia historike e qytetit. Pas shumë objektesh karakteristike që has gjatë rrugës, ajo që të mahnit me elegancën absoluteështë kulla Dolder.Struktura mesjetare në gurë ka disa funksione: ajo e kullëssë këmbanës, kullëssëvrojtimit, për t’iu bashkuar vlerës historike tëQëndresës. Kulla ndodhet në zemër të qytetit. Rreth e qark ka objekte të muzeut historik-vendas. Më shumë se kurrë në qytet,ndeshndërtesat karakteristike tëEuropës qëndrore. Qëndra historike është e gjitha në vijën e pedonales;E gjitha për të ushqyer sytë dhe fantazinë.Riquewihrbën pjesë në shtrirjen e rrugëssëverës së Alsace, 120 km nga jugu nëveri duke u përqafuar nga mrekullia e rrushit cilësor pa pesticide dhe e seleksionuar kokërr më kokërr gjatë prodhimit të verës Grand CruVendanges Tardives.

Kjo zonë quhet perla e vreshtarisë.Duke kaluar nëpër vreshtat kilometrike,haseshme oborrët eme shtëpitëe kuruara e të gjelbëruara në begati.Oborrët zbukurohenme vashat fshatareme tantella e fjongo, me fëmijë faqekuqë,me pata e shporta. Dekore të tilla janë prezentë si në shtëpitë private ashtu edhe në qytet. Këtu, koncepti shtëpi dhe qytet ka pak diferencë;vetëm më pas, mbase nëshoqërinë e një gote RIESLING GRAND CRU Schoenenbourg tëRiquewihr dhe Beblenheim, ndjehesh vërtetënë shtëpi.

Stili Tudor i shtëpive Alsaciane

Tudor është mbiemri i një dinastie që mbretëroi në Angli në vitin 1485 me mbretin Enrico VII deri në vitin 1603,është stili midis zhvilliit tëperiudhës së Rilindjes Europiane Gotike. Ky emërtim vjen nga elementi mbajtës i shtëpive kafaz.Struktura e drurit, e përdorur për të na udhëzuar e drejtuar në kohënkur shtëpitë u bënëobjekti stilistik dominues në Angli, Francë, Gjermani,ështënjë zgjidhje unike funksionale dhe estetikenjëherazi.Ndërtesa preferohen nga të interesuarit për tu marë si për hyrje private me qera , apo deri për tëblerëpër motive biznesi:dyqane artizanati, kantina, taverna e restorante.Është impresionuese se si restorantet ku ti drekon ose darkon, të ofrojnë copëza mesjete në ambjentet e tyre.

Në restorantin “Agneau Blanc”, prodhimet jane tipike Alsaciale dhe dekori i restorantit të rrëfen se pronari e ka blerë këtë si shtëpi, duke e avancuar me mirëmbajtjen dhe ekspozimin e copëzave të së shkuarës. Ruajtja e stilit mundësoi shkëlqimin e epokës së re, duke ndjellë turistë si për të parë nga brenda një shtëpi të tillë, epër tëprovuar kulinarinë.E veçanta tipike e stilit arkitektonik Tudor është bërë mjaft terheqëse për bisneset, ndaj fenomeni për t’idhënëme qera, ose shitur si zyra, dyqane dhe deri për përdorim të zonave private të kështjellave të njohura nëvend si “ George’s Chapel a Windsor Castle, 1528, kolegje si“Corpus Christ College në Oxford” janëshumë normale.

Ndërtesa karakterizohen me hyrje monumentare të mëdha. Shtëpitë Tudor konstruktohen në terren të shtruar dhe duan vendosje simetrike, ngjtur me njëra-tjetrën. Zyrat adaptohen duke u konstruktuar kryesisht me tullë të kuqe të ngohtë. Porta hyrëse e monumentale ështëkarakteristike; Ajo përbëhet nga harqet e ulëta të bashkuara (siç edhe emërtohet “harkut Tudor”), dukë u shoqërizuar me kullat megrupe dritaresh tëprerjeve dhe dimensione të ndryshme. Ngaçatitë komplekse me oxhakë e forma fantazie, deri tekdetajet me hekur;

Pjesët e brendshme janë të mbuluara në mënyrë të përsosur me panele drurit, duke të falur estetikisht dhe praktikisht një konfort unik. Dekorimete pasura me llaç (suva) si në tavan ashtu si edhe nëpjesët e jashtëme të ndërtesës, i shtohen admirimit të godinave. Lartësia e ndërtesës mundësonë shfrytëzimin maksimal të shtëpisë, duke përdorë me saktësi çdo milimetër sipërfaqe, ndërkohë që majat e çatisë i dedikohen kujdesit për miqtë lejlekë. Aktualisht jetoj në këto ambjente dhe e prek vetëkomoditetin e veçantinë e vendit.

Vera e velrësuar botërisht.

Vreshta janë tënjohuranë të gjithë botën për bukurinë dhe verën e shkëlqyer që prodhon. Nëmuajt e pranverë-vjeshtës,kjo zonëështë në ethet e punëve të rradhës. Nga veriu në jug, tëapasionuarit dhe prodhuesit e verës sëAlsacemund të të dehin me aromat e shumta, me pijet ehedhura në shishet e pafundme nëpër kantina.Nëpër dyert hyrëse të shtëpive, vendoset stoli, karrikia, e fuçia me verë qëbanorëte prodhuesit tëofrojnëtë degustosh.

Zona është e përbërë prej 8.280 kilometash katrorë. Alsace është krahina më e vogël e Francës, por është një diamant me vlerë unikale, me nje rafsh lindor ndjekur nga Reno. Qëndra historike është e mbyllur prej murit të rëndë.Të shëtisësh në këto vende është sikur të admirosh një vepër arti të rafinuar. Më shumë se përtej vreshtave dhe shtëpive si kafazë druri, zonëështë e çmuar për kulinarinë që të lejon të shijosh nga ajo çka konsiderohet si specialitet Alsacian. Një nga më të njohurat janë mëlçitë e patës së dhjamosur,Krauti i shoqëruar me patate dhe katër lloje mishrash,krap i skuqur, supa me patate, gjeli i mrekullueshëm i gatuar me verë të bardhëRiesling;E gjitha për tu shoqëruar me një gotëlëngurrushi.

Sot qyteti fle si një bukuroshe e fjetur, duke i shtuar edhe më shumë magjinë.

Maj 2020, Alsace.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb