KORCË

Ish-deputeti i PD-së Eervin Salianji ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Voskop të Korçës.

Salianji theksoi se me PD-në në qeveri, do ketë zero taksë për fermerët që punojnë tokën, duke shtuar se maxhoranca e djathtë do të japë subvencione të drejtpërdrejta.

“PS nuk ka bërë asgjë për bujqësinë. Ka rritur çmimin e naftës, të pesticideve, ka rritur taksën e tokës. Tregu është bërë vetëm pronë e disa njerëzve të këtyre. Fshatin do e nxjerrim nga gjendja e varfërisë. Do japim 400 milionë euro në katër vjet, që ta nxjerrim fshatin nga varfëria. Do bëjmë gjithçka që fshati të ringrihet.

Do nxisim bujkun, që të punojë tokën. Çmimin e energjisë dhe naftës do e paguani më pak. Kjo qeveri bashkëpunon me krimin. Ramës i kanë ikur të gjithë, sepse kemi të bëjmë me regjim. PS nuk ka bërë asgjë të mirë dhe ndaj nuk meriton votën e qytetarëve”, tha Salianji.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb