Ish-ministri dhe deputeti i zgjedhur i PD, Tritan Shehu akuzon qeverinë se po fsheh të dhënat e skanimit ajror të kultivimit të kanabisit të realizuara nga Guardia di Finanza.

Ditën e djeshme ambasada amerikane dha një paralajmërin për sigurinë në Lazart, por Shehu e konsideron një mashtrim qeverisës teksa i kërkon qeverisë të bëjë publike të dhënat.

Ai thekson se qeveria është bashkëfajtore në kanabisimin masiv të vendit prandaj është në panik.

 

STATUSI NGA TRITAN SHEHU

Qeveria po fsheh te dhenat e skanimit ajror per kultivimin e kanabisit.

Prej disa kohesh Qeveria i ka marre te gjitha te dhenat e ketij viti te skanimit ajror per kanabis ne nivel vendi, te realizuara nga Guardia di Finanza.

Megjithese eshte detyrim i saj per t’i bere publike, ajo nuk po e ben kete.

Sepse “Republika e Kanabisit” e krijuar nga ky regjim konfigurohet ne ato filmate e materiale, ku duken qarte dimensionet gjigande te kanabizimit te vendit, me te gjithe pasojat e renda kjo per kriminalizimin e shtetit, si dhe me efektet shkaterruese sociale e shendetesore mbi popullesine.

Nje kanabizim i tille nuk mund te realizohet pa perfshirjen e strukturave shteterore ne kete veper kriminale, njelloj si ne vitet 2014-17.

Fshehja e ketyre te dhenave eshte nje deshmi e panikut qeverises nga e verteta e bashkefajesise se saj per kanabizimin e vendit.

Qeveria jo vetem duhet t’i beje publike keto materiale, por duhen informuar per ato dhe partneret e tjere, te cilet vete duhet te insistojne per publikim.

Kjo jo vetem do te minimizonte gabime e konfuzione te tyre, qofte dhe si pasoje e mashtrimeve qeverisese si ai i djeshem per Lazaratin, por dhe do t’i ndihmonte te kuptonin kete gjendje te rende e te ndihmonin seriozisht ne perballjen e domosdoshme me ate.

Sepse i duhet thene ndal kultivimit te kanabisit e skllaverimit nga kriminelet te fshatareve nepermjet tij, trafiqeve, droges ne pergjithesi, krimit!

Ndal shkaterrimit si pasoje te shendetit e jetes kryesisht te te rinjve nga perdorimi i kanabisit e drogave te tjera, gje qe ka mare dimensione te frikeshme, si per numrin e perdoruesve ashtu dhe per moshen e “njome”!

Por fatkeqesisht ky shtet i lidhur me trafiqet, kultivimin, boten e krimit, nuk mund ta beje kete, ai vetem po e stimulon!

Ne se bashku duhet ta bejme kete!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb