Pesë shtetas shqiptarë të moshës 29, 31, 30, 54 dhe 21 vjeç janë arrestuar nga policia italiane për trafikim të lëndëve narkotike.

Pas një kontrolli të kryer këtë të mërkurë agjentët e komisariatit të Barit gjetën dhe sekuestruan lëndën narkotike e cila fshihej në një kompani fruta-perimesh në provincën e Barit, në pritje për t’u transportuar në Rimini dhe më pas për t’u shitur.

Hetimi i nisur nga Rimini bëri të mundur bllokimin e aktivitetit të këtij grupi i cili sipas mediave italiane drejtohej nga 29-vjeçari.

Gjithashtu bëhet me dije se droga kishte mbërritur nga Spanja në Bari dhe si ambient për t’u fshehur kishin përdorur kompaninë  e fruta-perimeve.

Sipas hetuesve 29-vjeçari i cili drejtonte grupin në të kaluarën ka transportuar në Itali sasi kokaine nga Shqipëria, ndërsa autoritetet kanë kontrolluar edhe banesën e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb