TIRANË

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur pas raportimit të krerëve të KLSH dhe ILDKPI duke theksuar se PS është e vetmja forcë politike që kurrë ndonjëherë nuk ka pasur dhe nuk ka tentuar të emërojë në krye të KLSH një përfaqësues të vetin.

Ai tha më tej se ajo që na intereson më shumë është një KLSH tërësisht i pavarur duke nxitur komisionin e ligjeve që në komunikim për rritjen e kapaciteteve të këtij institucioni dhe forcimin e auditimit.

Balla tha më tej se duhet të rritet forca e bashkëpunimit me SPAK që të gjitha rastet e fshehjes së pasurisë, pasi ka raste që ILDKPI i ka raportuar në prokurori, por prokuroria nuk ka vepruar ashtu siç duhet.

“Në fakt për publikun që ndjek punimet e Kuvendit të Shqipërisë jemi në një seancë raportimi vjetor të disa institucioneve të rëndësishme ndër to Inspektorati i Lartë i Deklarimit, Kontrollit të Pasurive dhe Parandalimit të Konfliktit të Interesave dhe KLSH-së dhe Kuvendi do të miratojë në fund rezolutat përkatëse ku Kuvendi i Shqipërisë si autoriteti më i lartë në vend vendos dhe detyrat ose do të thosha unë vlerësimet që Kuvendi i Shqipërisë bën, lidhur me ato që do të adresohen më fort në këtë vit të ri raportimi për ta dhe ajo që doja të thosha së pari me KLSH zoti Murrizi. PS është e vetmja forcë politike që kurrë ndonjëherë nuk ka pasur dhe nuk ka tentuar të emërojë në krye të KLSH një përfaqësues të vetin. Asnjëherë. Pra, të gjithë drejtuesit të KLSH kanë qenë o emërtesa të drejtpërdrejt të PD kur ka qenë në pushtet, nga Blerim Çela tek Bujar Leskaj, ose kur PS ka qenë në pushtet propozimet nuk kanë ardhur nga ne. Kjo duhet të jetë një qasje dhe ka qenë një qasje që PS e konsideron një institucion tepër të rëndësishëm të auditimit të mënyrës së shpenzimit të parave publike dhe unë nuk dua të hyj në debatin që evokoi në këtë seancë zoti Murrizi për një raport të hartuar nga deputeti i ardhshëm i PD, zoti Leskaj se kjo tregon sa i pavarur ka qenë ai institucion, por megjithatë në asnjë rast ne nuk hymë në këto debate, janë institucionet e tjera ato që adresojnë raportet e KLSH, por dua t’ju them që sot, ne ajo që na intereson më shumë, na intereson një KLSH tërësisht i pavarur dhe unë do e nxisja komisionin e ligjeve që në komunikim me KLSH ne të rrisim kapacitetet e këtij institucioni, të forcojmë auditimin e këtij institucioni dhe kuvendi në legjislaturën e re ta ngrejë dhe nënkomisionin përkatës me qëllim që ne ta adresojmë një çështje që na përket ne. E vërteta është që ky institucion duhet forcuar dhe çlirimi i këtij institucioni nga pengmarrja e një përfaqësuesi politik është gjëja më e mirë dhe do doja që në emër të kolegëve të mi ta nxis këtë institucion të jetë më proaktiv në dobi të auditimit të plotë të shpenzimit të çdo qindarke publike në këtë vend dhe më e rëndësishmja të rritet besimi i qytetarëve në këto institucione.
Duke kaluar tek ILDKPI është gjithashtu një institucion tepër i rëndësishëm sepse në fund të fundit është institucioni i vetëm që kontrollon politikanët në këtë vend, pa futur këtu drejtësinë dhe që për fat të mirë, shifrat e raportuara për vitin e kaluar janë shumë të mira. Janë 72 kallëzime penale për mosdeklarim, për deklarim të rremë apo gjetje faktike nga ana e këtij institucioni në deklarimet personale të këtyre personave. Unë shpresoj që nga 72 të shkojnë në 172 vitin tjetër në kuptimin e një transparence të plotë. Ne kemi mbështetur institucionin me një kuadër ligjor më të plotë. Aktualisht pasuritë e çdo politikani dhe çdo personi tjetër që hyn nën juridiksionin e ligjit, sepse janë rreth 3500 persona që hyjnë në juridiksionin e ligjit, mendoj që ne ajo që na duhet që kjo transparencë në mënyrën e deklarimit të vijojë dhe ne kemi vënë dhe detyrat, të rritet forca e bashkëpunimit me SPAK që të gjitha rastet e fshehjes së pasurisë, dhe të mos bëjmë sikur nu ke dimë që ka raste që ILDKPI i ka raportuar në prokurori, por prokuroria nuk ka vepruar ashtu siç duhet dhe që në fund të fundit ajo që duhet, edhe drejtësia duhet të bëjë punën e vet”, deklaroi Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb