Gjatë prezantimit të situatës epidemiologjike, mjeku i njohur Tritan Kalo, pjesë e Komitetit të Ekspertëve sqaroi publikisht se pse është e pamundur fshehja e numrit të viktimave nga Covid 19 në spital.

Sipas tij, është e pamundur që shkaku i vdekjes të fshihet.

“Sa i përket rasteve të humbjes së jetës në shtëpi i saktëson zyra e Gjendjes Civile. Po ju flas në lidhje me shërbimin në Covid 1. Kur plotësohet skeda e vdekjes plotësohen edhe arsyet pse vdes. Në këto raste nuk mund të krijohet asnjë artific.

Asnjë lloj falsifikimi dhe ndryshimi, problem është shkaku parësor dhe shkaku dytësor. Kur ka vdekje janë ndërlikimet që vijnë dhe shkaktojnë vdekjen përfshi këtu edhe Covid. Të marrim sëmundjet malinje të gjakut, kanë ndërruar jetë pacientë të tillë, por Covid ka qënë dytësor, të sëmurët me suficensë renale. Nuk ka asnjë ndërhyrje për ndryshimin e shkakut të vdekjes. Këto janë problematika që krijojnë një tymnajë e hedhin tym mbi punën e mjekëve dhe që nuk duhet ta lejojmë”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: