Ish-kryeministri Sali Berisha publikon në faqen e tij të “Facebook” videon e publikuar sot nga Presidenti Ilir Meta, që sipas tij, tregon shkeljet e kreut të KED, Ardian Dvorani.

Në mesazhin e tij, Berisha shkruan se Dvorani duhet të jetë para ligjit, pasi ka thyer Kushtetutën dhe ligjet për të kapur Rama Gjykatën Kushtetuese.

“Nje delinkuent, qe prej gjashte vitesh dhunon vendimin e Gjykates Kushtetuese per nderprerjen e mandatit te gjyqtarit te Gjykates se Larte dhe merr rrogen, Dvorani qe fshehu ne veting 100 milione lek, pseudogjykatesi qe per pese vite gjykonte ne panel me djalin e tezes, gjykatesi i korruptuar qe gjykonte per interesa te xhepit ne konflikt interesi, kryeson sot, per llogari te Edvin Mafise, KED.

Vendi i tij eshte para ligjit. Ndiqni videon e cila deshmon se si ky delinkuent theu Kushtetuten dhe ligjet per te kapur Edvini Mafia Gjykaten Kushtetuese! sb”, shkruan Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb