TIRANE

Në emisionin “Koha për t’u zgjuar” të Bashkim Hoxhës në News24 qytetarët kanë shprehur shqetësimet  e tyre si çdo ditë.  Sot, një qytetar u ndal te vendimi i Ministrisë së Jashtme për të shkarkuar dhe transferuar të paktën 20 diplomatë.

Qytetari1: Tashti sa ka filluar, prit se ku është fundi do ta shohim edhe unë edhe ti. Unë që flas sot kam dalë në pension të parakohshëm. A mo popul, o popull a shikoni si po tallet kjo qeveri me ju. Për veten tuaj, për hallet dhe problemet që keni. Çohuni mos rrini gjumë se jeni të mbaruar.

Qytetari2: Përshëndetje Bashkim u njohëm me rritjen e pagave dhe pensioneve. Përse ky diskriminim kaq i madh kundër popullin. 100 mijë lek për një pensionist dhe 1 milionë për një deputet. Ajo që foli më parë po qante. Ajo nuk duhet të qante.

Qytetari3: Mirmëngjes, përshëndetje. Në rradhë të parë dua të përgëzoj ministrin e Jashtëm që hoqi diplomatët se kishin 20 vite. Kishin zënë rrënjë dhe nuk lëviznin. Pensionet. Unë për vete kam 16 vite që më ka dalë, me 30 vite pune më kanë nxjerrë pension të pjesshëm. Këto pensionet e ulëta i kemi që nga ajo kohe u mundua Fatos Nano t’i rriste pak nga pak.

Qytetari4: Alo Bashkim cinizmi këtu është i pakufijshëm.. Të vetë 6 mijë lekë rritje e pensionit.

Në qoftë se është indeksim, në treg është 3 mijë lek një kile speca. Ai minimum të kërkohet nga këto turmat që dalin sot të shkojnë në parlament, sepse varfëria dhe krimi është rritur në mënyrë progresive. Kur janë pa bukë do ketë dhunë. Vetëm një emër ka kjo. Varfëri, varfëri, vjedhje dhe vjedhje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: