KOSOVA

Glauk Konjufca duket se ka vendosur të bëjë rotacion në diplomacinë kosovare. Pasi tërhoqi 7 ambasadorë të Kosovës, mes të cilëve dhe Vlora Çitakun nga SHBA si dhe shkarkoi 14 konsuj tashmë radhën e kanë 35 diplomatë të tjerë .

Këshilltari i ministrit të jashtëm, Kreshnik Ahmeti thotë se arsyeja e këtij rotacioni është se këtyre diplomatëve u ka mbaruar mandati. Po ashtu ai bën me dije se diplomatët e karrierës do vijojnë angazhimin në atdhe kurse ata diplomatë politikë do lirohen nga detyra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb