Superliga luan pas pak aktin e fundit të këtij sezoni, të pesta sfidat zhvillohen në të njëjtin orar, 17:00, ndërsa mbetet ende për tu përcaktuar se kush do të shpallet kampion apo kush do të mbijetojë mes më të mirëve. Ndeshja Partizani-Vllaznia bëri që në këtë fund sezoni “xhaketat e zeza” të ktheheshin sërish në qendër të vëmendjes ku drejtuesit e klubit të kuq dhe mbi të gjitha trajneri Ilir Daja akuzuan se ishin pikërisht arbritrat që i nxorën nga gara për titull. FSHF ka lënë pushim këtë javë të fundit Enea Jorgjin, arbitrin i cili akordoi penalltinë në “Air Albania”.

Hamiti
Hamiti

Gjyqtari i FIFA-s, Eldorian Hamiti, do të vendosë drejtësi në Teuta-Apolonia. Kridens Meta do të jetë në Shkodër, atje ku Vllaznia pret Laçin, ndërsa Kreshnik Cjapi gjykon Bylisi-Partizani. Në “Air Albania” luhet Kukësi-Kastrioti dhe FSHF ka caktuar arbitrin nga Shkodra, Indrit Myrtja. Ndërsa në “Selman Stërmasi”, në Tirana-Skënderbeu, kryesor do të jetë Mario Shabanaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: