Vendimi i FSHF-ës për të rifilluar sezonin më 3 qershor, në dukje të krijonte përshtypjen se ishte një vendim i nxituar në një kohë kur Ministria e Shëndetësisë lejonte rifillimin e aktiviteteve sportive vetëm më 18 maj, në mënyrë të diferencuar, jo në grupe. Nëse ky vendim do të qëndronte në fuqi, rifillimi i sezonit do të vihej ndjeshëm në dyshim, ose do të linte pasoja shumë të madha tek futbollistët. FSHF dhe MSH zhvilluan dy takime në këtë periudhë dhe më në fund palët hartuan dhe miratuan protokollin sanitar përfundimtar që i jep mundësinë klubeve të nisin menjëherë me stërvitjet në grup.

Msh
Msh

Me anë të një urdhri të ri, Ministria e Shëndetësisë i lejon klubet të rifillojnë stërvitjet por vetëm në ambiente të hapura. Këto aktivitet do të zhvillohen sipas protokollit të sigurisë të miratuar nga ISHP dhe do të inspektohen nga përfaqësues të këtij institucioni.

Klubet kanë nisur prej ditësh punën për të qenë gati të zbresin në fushë që këtë të hënë, sigurisht duke iu përshtatur kushteve të reja të ndikuara nga Covid-19.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: