Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. “BalkanWeb” mëson se organi i Akuzës ka nisur hetimet pas referimit të bërë nga Policia e Shtetit, për veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Vjedhje duke shpërdorur detyrën”. Një ditë më parë, ishte Bashkia e Tiranës, që në cilësinë e aksionerit të Klubit të Futbollit, njoftoi se do të kërkojë këtë të hënë një hetim kombëtar dhe ndërkombëtar për “shkeljet dhe korrupsionin 20 vjeçar të Armando Dukës në Federatën Shqiptare të Futbollit”.

Ndërkohë Federata Shqiptare e Futbollit, më anë të drejtorit për mediat, Andi Verçani, në një konferencë për shtyp, akuzoi kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj, se po ndërhyn në procesin për zgjedhjet në Shoqatën Rajonale Tiranë.

Verçani bëri publik një audio ku pretendon se Veliaj, i pranishëm gjatë mbledhjes një ditë më parë, të anëtarëve të Shoqatës Rajonale Tiranë, i ka bërë presion duke i sugjeruar që të votojnë kandidatin e tyre, Eduard Prodani. Në audion e publikuar nga FSHF-ës, ku pretendohet se është kryetari i Bashkisë Tiranë, Veliaj dëgjohet duke iu drejtuar anëtarëve të pranishëm me një fjalor jo etik.

Ndërkohë, Federata Shqiptare e Futbollin ka shtuar se në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e diel nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, me anëtarët e SHRF Tirane, do te ndjeke te gjithë hapat ligjore te nevojshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: