Shqipëria do të presë në datën 5 shtator Hungarinë, 3 ditë pasi të ketë luajtur në Poloni, sfida këto  eliminatore të Botërorit ‘’Katar 2022’’.

Pak ditë më parë, FSHF-ja bëri me dije se ndeshja do të luhet në stadiumin ‘’Elbasan Arena’’ dhe jo në ‘’Air Albania’’ për shkak se te ky i fundit po vendoset tapeti i ri dhe nuk duan të nxitojnë me përgatitjet.

Por, një tjetër njoftim ka ardhur ditën e sotme nga federata, ai mbi biletat e ndeshjes. Stadiumi do të presë 30% të kapacitetit ashtu siç e parashikon dhe ligji për masat anti-covid.

Biletat mund të blihen pas datës 23 gusht në Tiranë, si dhe në Elbasan ndërsa çmimet variojnë, nga 10 mijë lekë, deri në 150 mijë lekë të vjetra.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb