Mungon konfirmimi zyrtar nga ana e FSHF-ës, por ti dhënë fund spekulimeve mendon vetë tekniku italian. Edi Reja konfirmon se ka arritur një marrëveshje të re me Federatën Shqiptare të Futbollin për rinovimin e kontratës, një kontratë e cila ashtu siç parashikohej do të jetë e vlefshme deri në vitin 2022, me opsion rinovimi edhe për dy vite të tjera.

Edi Reja
Edi Reja

Në një intervistë për mediat italiane, Reja ka folur për këtë projekt të ri: “Është një sfidë e bukur, një projekt i fortë, më jep entuziazëm të madh. Do të kem mbështetjen e të gjithë ambientit futbollistik, nëse jam trajneri më i vjetër në qarkullim më bëhet qejfi për këtë”, theksoi Reja për “Radiosei” duke u ndalur më pas tek objektivat, ku sigurisht qëllimi kryesor është “Euro2024” pasi për botërorin është e qartë që kualifikimi është shumë i vështirë: “Ky është një shtet i gjallë, me njerëz që kanë shumë besim tek ne italianët. Mbase besojnë më shumë tek ne se sa besojmë ne në veten tonë”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: